- Ndërsa jemi ende larg caktimit të një date për nisjen e fushatës zgjedhore, në Vlorë qytetarët po nxiten që t’ia japin votën e tyre kryeministrit Edi Rama.
Në pamjet e siguruara nga ABC mund të shihen disa tabela të vendosura përgjatë Lungomares në të cilat shkruhet “Voto: Edi Rama”. Në disa prej tabelave është vendosur portreti i Ramës, ndërsa në disa të tjera projektet e realizuara nga qeveria në këtë qytet.
“Posterat” janë vendosur përballë një lokali, ndërsa nuk dihet se kush e marrë këtë iniciativë. s.b/abcnews.al/