Ngordhja e 4200 rosave në Divjakë, pas denoncimit të Abc reagon Ministria e Bujqësisë: Janë prekur nga salmonela

schedule21:15 - 15 Qershor, 2022

schedule 21:15 - 15 Qershor, 2022

Ministria e Zhvillimit Rural dhe Bujqësisë, ka reaguar pas denoncimit të publikuar në Abc, për ngordhjen e 4200 rosave në një fermë në fshatin Mizë të Divjakës.

Në reagimin e saj Ministria thekson të njëjtën gjë që u bë publike në Abc, ku në rastin e ngordhjes së 4200 rosave nuk kemi të bëjmë më grip shpendësh, por me salmonelë. Sipas ministrisë salmonelozat janë një familje bakteresh me mbi 3000 serotipe që gjenden shpesh në shpendë, edhe pa shkaktuar sëmundje apo ngordhje, në varësi të shtamit apo serotipit.

Gjithashtu ministria qetëson qytetarët duke theksuar se edhe në rast të prekjes së shpendëve ng kjo sëmundje produkti ushqimor, edhe ne rastin kur është i kontaminuar, nëse i nënshtrohet trajtimit të zakonshëm termik (zierjes ose pjekjes mbi 60 gradë celcius për të paktën 15 minuta), nuk paraqet rrezik tek konsumatori.

Reagimi i Ministrisë së Bujqësisë:

Deklaratë 15 qershor 2022

Lidhur me rastin e raportuar në fshatin Mizë në bashkinë Divjakë, në fermën e Z.Ardian Bakia, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, pas kryerjes së analizave, konfirmon se nuk kemi të bëjmë me prezencë të influencës aviare (gripi i shpendëve).

Sipas rezultateve të analizave, shpendët janë të prekur nga sëmundja e salmonelës. Salmonelozat, janë një familje bakteresh me mbi 3000 serotipe që gjenden shpesh në shpendë, edhe pa shkaktuar sëmundje apo ngordhje, në varësi të shtamit apo serotipit.

Sidoqoftë, produkti ushqimor, edhe ne rastin kur është i kontaminuar, nëse i nënshtrohet trajtimit të zakonshëm termik (zierjes ose pjekjes mbi 60 gradë celcius për të paktën 15 minuta), nuk paraqet rrezik tek konsumatori.

Drejtoria Rajonale Fier e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, bazuar në ligjin për shërbimin veterinar ka vendosur fermën në karantinë dhe ka kryer dizifektimin dhe groposjen e shpendëve.

Gjithashtu Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngritur një trup të posaçëm të inspektimit të drejtorisë rajonale të Qarkut Fier, për të monitoruar dhe siguruar respektimin e standardeve të sigurisë ushqimore.

Në bashkëpunim me strukturat vendore janë marrë të gjitha masat për të parandaluar futjen e shpendëve të tjerë në zonën e karantinuar.

Ndërkohë që më herët gjatë ditës së sotme, pas publikimit të rastit të rëndë të ngordhjes së 4 200 rosave në një fermë në fshatin Mizë të Divjakës, gazetarja e ABC, Adriana Mile është interesuar pranë Shërbimit Veterinar të Fierit në lidhje me rezultatin e analizave të mostrave të marra nga shpendët e ngordhur.

Bëhet fjalë për një numër të madh shpendësh, rosa, që kanë ngordhur përgjatë një periudhe kohore 10 ditore duke i shkaktuar probleme shëndetësore edhe fermerit si edhe banorëve të zonës që i erdhën atij në ndihmë.

Referuar të dhënave të dala nga Shërbimi Veterinar i Fierit nuk rezulton që ferma të jetë prekur nga gripi i shpendëve, ndërsa ka rezultuar pozitive me salmonelë. “Nuk kemi të bëjmë me sëmundje inflamatore, si grupi i shpendëve. Pegjigja e analizave ka dalë negative për këtë. Ka dalë pozitive me salmonelë”, bëjnë me dije burimet nga Shërbimi Veterinar i Fierit për ABC.

Gjatë rrëfimi për ABC, fermeri Adrian Muka tha se gjithçka kishte nisur gjatë ditëve të para të këtij muaji duke bërë që të ngordhnin 4 200 rosa. Për shkak të numrit të madh të shpendëve të ngordhur brenda pak kohësh, ai ka kërkuar ndihmën e banorëve të zonës, të cilët më pas shfaqen probleme shëndetësore duke përfunduar në spital.

Edhe vetë fermeri në fjalë ka përfunduar në spital, ndërkohë që shprehet se ka patur temperaturë deri në 40 gradë.

Më kanë ngordhur 4 200 rosa këtu. Gjithçka nisi në fillim të muajit dhe deri më tani. Thirra disa bashkëfshatarë këtu që të më ndihmonin dhe pas kësaj ata përfunduan në spital me temperaturë të lartë. Edhe unë kam 4-5 ditë me temperaturë që shkon deri në 40 gradë Celsius. Nuk e di çfarë ka ndodhur pasi nuk kanë dalë ende me një përfundim pas marrjes së mostrave nga ferma ime”, u shpreh më herët Ardiani për ABC.

Ai tha më herët se gjatë ditës së sotme në fermë kishin shkuar një grup nga Drejtoria e Veterinerisë së Fierit, të cilat kanë vënë të gjithë zonën në karantinë duke bërë ndërkohë edhe zhvarrosjen e shpendëve të ngordhur.

Erdhën të bëjnë zhvarrosjen ata të drejtorisë së Veterinerisë së Fierit, ndërkohë që nga bashkia me kanë sjellë vetëm një sasi uji pak ditë më parë. Askush tjetër nuk ka ardhur të më ndihmojë”, tregoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!