Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Terror në Roskovec/ 35-vjeçari ekzekuton me armë gjahu ish-vjehrrin, merr peng edhe ish-gruan

schedule08:08 - 24 Korrik, 2026

schedule 08:08 - 24 Korrik, 2026

ROSKOVEC- Mëngjesin e kësaj të premteje, në fshatin Vidhisht të Roskovecit, një 35-vjeçar ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, 58 vjeç.

Sipas policisë, i riu ka  plagosur edhe ish-vjehrrën, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.



Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!