Ngacmimi i Ibrahimovic, reagon më në fund Lebron James

schedule19:17 - 27 Shkurt, 2021

schedule 19:17 - 27 Shkurt, 2021

Ylli i LA Lakers, Lebron James, i është kundërpërgjigjur akuzave të bëra nga Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi i Milanit në fillim të javës deklaroi se baskebollisti po e shfrytëzon famën e tij për çështje politike, por James kërkon t’i sqarojë më mirë këto zëra.

“Në fund të ditës unë kurrë nuk do të qëndroj i heshtur për gjërat që nuk janë në rregull. Njerëzit kanë nevojë për një zë dhe unë po predikoj për barazinë gjinore, drejtësinë sociale dhe të gjithë gjërat negative që ndodhin në shoqërinë tonë”, deklaron amerikani.

“Unë bëj vetëm detyrat e shtëpisë sime dhe nuk merrem me gjërat e tjera. Kam një grup prej 300 fëmijësh në shkollën time që i kanë problemet që unë përmenda dhe prandaj do t’i mbështes deri në fund”, përfundon James.

ÇFARË THA IBRAHIMOVIC – “Lebron James? Ajo që ai bën në fushë është fenomenale, por nuk më pëlqen kur njërëzit që kanë një status të caktuar të flasin për politikë. Unë luaj futboll sepse jam i mirë në të. Nëse do të isha politikan, do të isha në politikë tani.

Ky është gabimi që njërëzit bëjnë kur ndihen sikur kanë arritur diçka. Mendoj se është më mirë të largohesh nga këto çështje dhe të bësh atë që ti di të bësh më mirë”. /abcnews.al