“Nga viti 2014 filloi eksodi”, Berisha: Jemi shndërruar në komb që rrit fëmijë për emigracion

schedule20:30 - 2 Korrik, 2022

schedule 20:30 - 2 Korrik, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një bashkëbisedim onlime me shqiptarë nëpër botë, ku ndër të tjera temë diskutimi janë zhvillimet e fundit në vend dhe protesta e 7 korrikut.

Ai vuri në dukje se mazoranca ka marrë të gjithë pushtetin, ndërsa u ndal edhe te çështja e emigracionit.

Berisha tha se pas vitit 2014, në Shqipëri thuajse u shfaqën eksode të ngjahsme me ato të vitit ’91.

“Ky grafik tregon se nga vitti 2013 tregon se nga një mazhorancë kishte 40% të pushtetit, në vitin 2019 mazhoranca arrin të ketë 91% të pushtetit në Shqipëri. Pas zgjedhjes së presidentit kjo përqindje shkon në 99.9%.

Së dyti, në vititn 1991, kur Shqipqëria hapi kufijtë, shqiptarët u dyndën nga deti toka ajri për të shpëtuar nga dhimbjet e tiranisë së mjerimit që trashëguan jashtë vendit të tyre. Nga vitit 2007 deri në vitin 2014 pati lëvizje të popullatës por rritej çdo vit. Kurse pas vitit 2014, pothuajse u rishfaqën eksodet e shqiptarëve. Viti që kaloi në rrafshin demografik është një kthesë dramatike. Për herë të parë vendi pasti 3300 lindje më pak se sa vdekje. Kombi është shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion”, tha Berisha. /abcnews.al