Të luash me video lojëra apo të përtypësh çamçakëz, për prindërit tanë janë zakone që tregojnë papërgjegjshmëri dhe që ndikojnë në shëndet. Epo, kjo është ajo që thonë ata.
Me sa duket, këto aktivitete “shkatërruese” dhe shumë veprime të tjera që janë konsideruar të pazakonta, mund të kenë efekte pozitive në gjendjen shpirtërore, trurin dhe shëndetin tonë, shkruan abcnews.al.
Çamçakëzi: ul nivelin e stresit dhe forcon kujtesën

Çamçakëzi përmirëson kujtesën dhe përqendrimin si dhe ul stresin, pasi zvogëlon nivelin e kortizolit. Studimet tregojnë se njerëzit që përtypnin çamçakëz gjatë provimeve performuan 24% më mirë në testet e kujtesës afatshkurtra dhe 36% më mirë në testet e kujtesës afatgjata.
Video lojërat: rrisin aftësinë për të mësuar dhe marrë vendime

Video lojërat me veprime të shpejta rrisin aftësinë për të mësuar dhe marrë vendime korrekte.
Të qenit i rrëmujshëm: ju bën më kreativ

Një eksperiment i kryer me dy grupe njerëzish të vendosur në vende të ndryshme, tregoi se pjesëmarrësit që ndodheshin në një dhomë të rrëmujshme prodhuan ide më kreative.
Gjumi: zvogëlon sulmet në zemër

Sipas një studimi, njerëzit që zgjohen shumë herët mund të vuajnë nga tensioni i lartë, si dhe janë më të rrezikuar nga sulmet në zemër dhe tru.
Thashethemet: lehtësojnë stresin dhe ndikojnë pozitivisht në miqësi

Megjithëse thashethemet vlerësohen si keqdashëse ose jo të besueshme, mund të kenë një ndikim pozitiv tek ju. Studimet psikologjike tregojnë se thashethemet përmirësojnë marrëdhëniet me njerëzit e tjerë si dhe zvogëlojnë nivelin e stresit dhe ankthit.
Përdorimi i rrjeteve sociale: ju bën të ndiheni të lidhur me shoqërinë

Pavarësisht se mund të harxhoni kohë të konsiderueshme në rrjete sociale, ata mund të kenë ndikime pozitive në jetën dhe shëndetin tuaj. Mediat sociale ju ndihmojnë të ndiheni më pak të izoluar dhe më të lidhur me shoqërinë.
Dushi i ftohtë: përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndikon në humbjen e peshës

Uji i ftohtë përmirëson qarkullimin e gjakut, duke ulur nivelin e acidit urik dhe rritur nivelin e glutathioneve. Ai gjithashtu ul presionin e gjakut, pastron arteriet e bllokuara dhe përmirëson sistemin imunitar.
Mbajtja e dorezave gjatë natës: ndikon në cilësinë e gjumit

Ndoshta ju duket e çuditshme, por përdorimi i dorezave, çorapeve mund të ulë temperaturën e trupit, duke bërë që të keni një gjumë më të qetë. /abcnews.al


