Aventura e Franck Kessie në Barcelonë mund të përfundojë që në janar.
I ardhur verën e kaluar si një transferim i lirë nga Milani, mesfushoir nga Bregu i Fildishtë po përpiqet të gjejë hapësirë në skuadrën e Xavit dhe për këtë arsye ai mund të ndryshojë së shpejti destinacion.
Siç raportohet nga “Sport”, Kessie është një nga pikat e pazarit që Barcelona duhet të jetë në gjendje të hyjë në treg në rast nevoje. Sipas gazetës katalanase, Tottenham i Antonio Contes ka bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh për ish-lojtarin e Milanit.
Me paratë nga shitja e Kessie, Barça mund të zgjidhë kështu situatën e Gavit, Araujos dhe Balde në pritje të rinovimit./ h.ll/abcnews.al