Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga rrezet UV tek dronët, si e ka ndryshuar Covid-19 mënyrën e pastrimit

schedule12:18 - 8 Qershor, 2020

schedule 12:18 - 8 Qershor, 2020

Frika e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit, ka bërë që shumë kompani të ndërmarrin masa për ta parandaluar atë. Por si e ka ndryshuar virusi mënyrën e pastrimit.  Shumë ndërmarrje kanë filluar të krijojnë metoda të ndryshme që mund të vijnë në ndihmë për të mbajtur larg virusin.

Kompania daneze ACT Global tregton një shtresë transparente që mund të spërkatet në sipërfaqe dhe vret mikrobet, e cila punon me dritë normale të brendshme.  Efektiviteti i kësaj teknologjie, gjithashtu varet nga sa dritë është në dispozicion, dhe për të punuar pajisja ka nevojë për 8 orë dritë, afërsisht e barabartë me atë në një dhomë standarde të jetesës familjare.

“Le ta pranojmë, udhëtimet kanë të ngjarë të rriten. Dhe bashkë me të patogjenët mund të përhapet me shpejtësi. Për të rikthyer besimin, duhet të merren masa për tu mbrojtur kundër rrezikut të shpërthimeve të mëtejshme patogjene,” thotë Christopher Lüscher, zyrtari kryesor i teknologjisë në ACT.Global.



Shumë kompani shpresojnë që rrezatimi ultraviolet do të jetë një mënyrë efektive për shkatërrimin e virusit, kryesisht UVC, një gjatësi vale më e shkurtër që është më pak e dëmshme për njerëzit dhe që kombinon UVB dhe UVA që shkatërrojnë patogjenët.

 

Solaris Lytbot përdor shumë-UVC - një gjatësi vale edhe më e shkurtër që është më pak e dëmshme për njerëzit dhe kombinon atë me rrezet UVB dhe UVA që nxehen dhe ftohin dhe ngatërrojnë patogjenët.

Por, një sfidë akoma më e madhe është pastrimi i hapësirave më të mëdha. Lucid Drone Technologies ka përshtatur dronët për të spërkatur dezinfektuesin, i cili mund të mbulojë deri në 2.140 metra katrot në orë. Kjo kompani ka ndërtuar një duzinë dronësh sanitare dhe ka aftësinë të ndërtojë 10 drone në javë, thotë bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Lucid, Andreë Ashur. /abcnews.al

 

Drone sanitare nga Lucid Drones Technologies

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!