Nga pozitivë në negativë brenda 48 orëve, testimet hutojnë Salzburgun

schedule19:18 - 10 Nëntor, 2020

schedule 19:18 - 10 Nëntor, 2020

Kampionia e Austrisë, Salzburg së fundmi është në vështirësi për shkak të infektimeve më Covid-19. Të dielën në darkë u raportuan gjashtë pozitivë dhe autoritetet vendosën sanksione, duke izoluar gjithë stafin dhe ekipin dhe u ndaluar lojtarëve të bashkohen më kombëtaret përkatëse.

Befasia ndodhi 48 orë pas lajmit se gjashtë pjesëtarë janë pozitivë. Sot të gjashtë kanë dalë negativë në testet e kryera nga i njëjti laborator. Kjo situatë ka krijuar paqartësi të mëdha dhe një kaos në lidhje me vërtetësinë dhe efektivitetin e të testuarit.

Te Salzburg janë të shqetësuar nga kjo situatë dhe së fundmi ka folur drejtori i klubit, Stephan Reiter. “Duam të zbulojmë më shumë rreth dy serive të fundit të testimeve për COVID-19, që janë bërë në të njëjtin laborator në Salzburg dhe kanë dhënë rezultate të kundërta.

Do bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund kufizimeve aktuale. Shpresojmë që ndalimi i udhëtimit i vendosur nga autoritetet të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Reiter. /abcnews.al