Një krah robotik që mund t’i kthejë përdoruesit në “superhero” është krijuar nga disa shkencëtarë të Universitetit de Sherbrooke.
E njohur ndryshe si një “krah robotik mbinjerëzor”, kjo pajisje mund të vendoset në bel, dhe ka për qëllim “imitimin e performancës së një krahu njerëzor për një sërë detyrash”.

Sistemi peshon sa një krah njeriu dhe përdoret për të ngritur objekte deri në 5 kg. Kërkuesit kanë treguar se teknologjia mund të lyejë me bojë, të lajë dritaret, të mbajë vegla dhe t’ia japë ato një njeriu apo të shkatërrojë një mur. /abcnews.al


