“Nga një tingull”, këngët shkodrane në pikturë

schedule14:16 - 15 Prill, 2018

schedule 14:16 - 15 Prill, 2018

Nga një tingull lind një mendim, nga një mendim lind një tingull. Me këtë ide, piktorja shkodrane Eremira Jahja realizoi ekspozitën e saj. Jaret shkodrane, këngët e dashurisë, ajo i ka hedhur në piktura të mrekullueshme.

“Tingull” që buron nga dashuria, një ndjenjë si mendim. Piktorja shkodrane, Eremira Jahja, solli për artëdashësin 16 këngë qytetare shkodrane në një ekspozitë personale në Galerinë e Arteve.

Një mundësi që gjitha këngët shkodrane të dëgjuara tani mund edhe dhe t’i shohësh. Një ndërthurje mes traditës dhe modernes.

Punimet ku është përdorur teknika e përzier mes akuarelit, vajit, vizatimit, instalacionit, punimit në grep të jep ndjesinë e asaj vajze shkodrane, e cila po përgatitet për dasmën, kurse diku afër në pritje ndodhet fati i saj.

Jaret shkodrane, këngët e dashurisë dhe të bukurisë, thjeshtësia e tyre vijnë të kompozuara mrekullisht në atë që vetë piktorja Jahja thotë ” Nga një tingull lind një mendim, nga një mendim lind një tingull”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!