Nga homazhet te varrimi i Kryepeshkopit Janullatos/ At Gregor Pelushi ndan detajet: Pjesëmarrës do jenë personalitete nga gjithë bota

schedule13:40 - 28 Janar, 2025

schedule 13:40 - 28 Janar, 2025

At Gregor Pelushi ka ndarë detaje nga homazhet në nderim të kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Në një lidhje me Skype për “News Line”, ai u shpreh se janë marrë të gjitha masat nga Kisha Ortodokse dhe në orën 16:00 do të mbërrijë trupi i Kryepeshkopit, ku do të pritet nga Sinodi i Kishës.

Ai theksoi se varrimi do të kryhet ditën e enjte në orën 11:00 dhe pjesëmarrës do të jenë shumë figura të njohura, nga e gjithë bota, nga patriarkë, politikanë botërorë dhe deri te përfaqësues të shumë ambasadave.

Sa i përket, zgjedhjes së pasardhësit të Kryepeshkopit Janullatos, At Gregor Pelushi u shpreh se do të zgjidhet nga Sinodi i Kishës.

“Trupi do të mbërrijë këtu në orën 16, sipas protokollit të përcaktuar nga Kisha. Do të jetë i gjithë sinodi i kishës që do e presi në hyrje të kishës. Besimtarët do të kenë mundësi të bëjnë homazhet e tyre për dy ditë, ndërsa të enjten në orën 11 do të kryhet edhe varrimi. Kisha ka marrë të gjitha masat.

Pasi të organizohet gjithë pritja, do të kryhet një shërbesë dhe më pas të gjithë do të kenë mundësi të bëjnë homazhet. Kisha gjithashtu do të organizojë disa lutje me të gjithë besimtarët.

Së pari, më lejoni të them që kryeqyteti ynë Tirana do të kthehet në një qendër të botës, pasi do të kemi një përfaqësi nga të gjithë komunitetet e krishtera dhe jo vetëm. Deri tani janë konfirmuar 4 patriarkë që do të vijnë nga  Jeruzalemi, Aleksandria, Bullgaria dhe Kostandinopojës.

Gjithashtu përfaqësi do të ketë nga të gjitha kishat ortodokse në të gjithë botën. Do të ketë dhe politikanë dhe figura të mëdha, si përfaqësues të gjithë ambasadave, të cilat e kanë konfirmuar.

Dua tu themi të gjithë atyre që na ndjekin, që janë anëtarët e Sinodin që do të vendosin për pasardhësin e Kryepeshkopit dhe mund të zgjidhen kur të jetë momenti i duhur”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!