Nga Ami, Olta Gixhari te Erla Mëhilli, pse të gjitha vajzat e famshme u veshën me të zeza në dasmën e Arminës

schedule16:08 - 26 Shtator, 2022

schedule 16:08 - 26 Shtator, 2022

Mbrëmjen e djeshme, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha i dhanë fund beqarisë. Ata organizuan një dasmë spektakolare me më shumë se 300 të ftuar. Mes tyre nuk munguan as të ftuar të famshëm nga politika, ekrani dhe muzika.

Mirëpo, ajo që ra në sy ishte ngjyra e zezë. Shumica e vajzave të njohura që ishin pjesëmarrëse në dasmë ishin veshur me të zeza, nga fustanet e gjatë, të shkurtër dhe deri te body.

Siç dihet e zeza është një nga ngjyrat më fine, pasi ajo të tregon shumë ‘class’ në çdo kohë dhe shkon me çdo trup. Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse bukuroshet e famshme kanë bërë këtë zgjedhje, sa praktike dhe me sharm.

Ami

Olta Gixhari

Erla Mëhilli

Dalina Buzi

Rudina Hajdari

Albana Vokshi

Marsela Cibukaj

Agnesa Vuthaj

Floriana Garo/abcnews.al