Pas vetëm katër ndeshjesh, 1 goli dhe një asist, por me më shumë se 200 milionm euro të shtuara në llogarinë bankare, Neymar ka vendosur të largohet nga Al Hilal.
Sulmuesi brazilian dhe klubi saudit ranë dakord për të prishur kontratën me konsesus, ndërsa pritet që destinacioni i ardhshëm i lojtarit tyë jetë Santos.
Në aventurën arabe të Neymar, ajo që do të mbahet mend është vetëm transferimi i çmendur në vitin 2023 nga Paris SG, për të tjerat, ish ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Brazilit duhet t’I harrojë sa më shpejt.
Me Al Hilal, ai luajtu vetëm dy sfida në sezonin e parë, ndërsa më pas u dëmtua rëndë, duke qëndruar gati një vit jashtë fushave të lojës.
Pas rikthimit, Neymar nuk ishte më I njëjtë, ndërsa në këtë edicion luajti edhe dy ndeshje të tjera.
Shumë pak për një futbollist të staturës së tij, por akoma më pak për paratë që fitonte sipas kontratës. Bëhet fjalë për 90 milion euro në sezon, si dhe miliona të tjera nga kontratat e sponsorizimeve dhe atë me shtetin saudit si ambasador për organizimin e Botërorit 2034.
Tani, Neymar pritet të kthehet te skuadra braziliane e Santos, aty ku nisi gjithçka dhe ku tregoi talentin e tij, përpara se të transferohej në Europë, në fillim te Barcelona dhe më pas te Paris SG.
Gjithsesi, tashmë thuajse 33 vjeç dhe me shumë dëmtime në karrierën e tij, duket shumë e vështirë që Nejmar të kthehet sërish te shkëlqimi./abcnews.al