Nexhipi: I zhgënjyer, prisnim më shumë tifozë! Asnjë presion nga presidenti

schedule18:38 - 26 Janar, 2020

schedule 18:38 - 26 Janar, 2020

Nderim Nexhipi, drejtori i Kukësit, ka folur para ndeshjes kundër Partizanit, që luhet në orën 19:00 në “Air Albania Stadium”. Në fjalën e tij për Supersport, Nexhipi tha:

GOLI NË DERBI – “Normalisht, është e saktë që golin e parë për Partizanin e kam shënuar në derbi, por në “Qemal Stafa”. Ne që kemi luajtur futboll, e dimë çfarë ndjenje ke brenda fushës dhe jashtë saj. Te Partizani kam kaluar shumë momente të bukura, por tani jam në një rol krejtësisht tjetër tek ekipi i Kukësit.

FAZA PËRGATITORE – “Jam stërvitur me ekipin, jam i gatshëm për t’u rikthyer në fushë (qesh). Jo, jam munduar të stërvitem, por me futbollin kemi mbyllur gjithçka dhe jemi OK kështu siç jemi”.

TIFOZËT – “Të them të drejtën, sa i përket tifozëve, ndoshta kemi pritur një numër më të madh tifozësh. Megjithatë, ky është një stadium shumë i madh, në derbi Partizani-Tirana kishte shumë spektatorë. Ne kemi bërë gjithçka sa i takon marketingut, por duhet edhe pak kohë që njerëzit në Shqipëri t’i mbushin stadiumet. Ndeshjet si sot, kishim pritur 8 mijë tifozë. Sot mendoj se nuk janë as 4-5 mijë.

GJOBAT – “Presidenti mërzitet dhe e shpreh këtë gjë, por nuk kemi pasur gjobë pas ndeshjes kundër Luftëtarit. Ekipi ka bërë mirë këtë sezon dhe në Gjirokastër, ishte vetëm një ditë “jo”. Sot, duam të fitojmë, por do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Nuk është se kemi presion brenda në ekip. Unë jam i brendshëm dhe e di shumë mirë se lojtarët janë të qetë dhe nuk kanë presion as nga presidenti, as nga askush tjetër”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!