Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Netanyahu: Nuk ka armëpushim për të lejuar shtetasit e huaj të dalin nga Gaza

schedule08:48 - 16 Tetor, 2023

schedule 08:48 - 16 Tetor, 2023

Izraeli ka mohuar se ekziston një armëpushim në jug të Gazës për të lejuar shtetasit e huaj të largohen përtej kufirit egjiptian. Më herët sot, burime të sigurisë në Egjipt thanë se një marrëveshje e tillë po zbatohej.

“Aktualisht nuk ka armëpushim dhe ndihmë humanitare në Gaza në këmbim të evakuimit të të huajve”, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Kalimi kufitar Rafah pritej të hapej 45 minuta më pare.



Kamel Khatib, përfaqësuesi i Ambasadës së Palestinës për kufirin Rafah, tha dje se shtetasit e huaj do të lejohen të kalojnë mëngjesin e sotëm dhe se ndihma humanitare do të lejohet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!