Nesër protestë në Rrugën e Kombit/Policia merr masa sigurie

schedule13:21 - 30 Mars, 2018

schedule 13:21 - 30 Mars, 2018

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për protestën e parashikuar nesër të zhvillohet në Rrugën e Kombit, kundër tarifës së qarkullimit.

Sipas burimeve policore, në Kukës do të dërgohen forca të policisë nga Shkodra, Lezha dhe Tirana. Kjo për shkak se numri i protestuesve kundër tarifës së rrugës pritet të jetë i madh.

Në këtë protestë paralajmërohet pjesëmarrje e tregtarëve nga Kosova si dhe e protestuesve nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë. /abcnews.al