“Nëse zgjedh përplasjen pasojat mund të jenë të parikuperueshme”, Balliu: Shteti ka rënë

schedule12:23 - 30 Tetor, 2019

schedule 12:23 - 30 Tetor, 2019

Gjykata e Apelit të Tiranës rrëzoi animimin e ish-deputetit Klevis Balliu, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” ndaj tij. Balliu foli për mediat në dalje të gjykatës ku deklaroi se gjykata nuk merr parasysh faktin që protestat tek Unaza e re janë paralajmëruar.

Sipas tij shteti ka rëndë, ndërsa vjedhja dhe dhuna shtetërore janë kthyer në normë.

“Pse më kërkon mua dokumentacione që duhet ti ketë drejtoria e policisë apo diçka tjetër. Ato duhet ti paraqiste prokuroria ose dikush tjetër. Unë kam për detyrë ta njoftoj, dhe për sa kohë policia ka kthyer përgjigje atëherë është njoftuar. Gjykata nuk i merr parasysh këta. Fakti është që nuk duan protestën. Është bërë rrugë. Vijnë qytetarët futen nëpër burgje pse protestojnë! Vijnë anëtarët e opozitës pse protestojnë! Këta që vjedhin pse nuk futen në burgje. Pse Agim Kajmaku nuk paraqitet në gjykata? Pse rrinë në burg qytetarët që nuk paguajnë dritat dhe Saimir Tahirit ia kthejnë dënimin detyrim paraqitje. Pse nuk ia kthejnë banorëve të cilët janë kapur pse nuk paguajnë dritat. Kjo fakton që shteti ka rënë. Prokuroria është vënë në funksion të shtetit. Kapen ata që vidhen dhe nuk arrestohen ata që po i vjedhin. Sot Shqipëria është një narkoshtet nuk ekziston ligji. Vjedhja është thyer në sistem.  Dhuna shtetërore është kthyer në normë. Qytetarët enden nëpër gjyqe”, tha Balliu.

Ndër të tjera, Balliu theksoi se banorët kanë kërkuar dialog. Sipas tij nëse policia zgjedh përplasjen me banorët e Unazës së Re atëherë pasojat mund të jenë të parikuperueshme.

“Atje ka  dy rrugë, qeveri të zgjedhë të dialogojë me banorët ose të urdhërojë efektivët që të përplasen me banorët, e cila do të jetë me aq sa e njoh unë atë zonë, mund të ketë pasoja të parikuperueshme. Pse duhet të lejojmë përplasjen me qytetarët. Vjen përfaqësuesi i qeverisë dhe dialogun dhe e zgjidh problemin. Nëse zgjidhet dhuna mos harroni që përgjegjës është Edi Rama, sepse banorët kanë një vit që kërkojnë dialogun dhe jo dhunën”, u shpreh Balliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!