Nëse njihni jetën e Britney Spears, mund ta ndihmoni me titullin e librit autobiografik

schedule21:32 - 13 Tetor, 2021

schedule 21:32 - 13 Tetor, 2021

Këngëtarja e famshme, Britney Spears është duke menduar që të shkruajë libër për jetën e saj. Lajmin e ka bërë këtë të ditur vetë ajo në Instagram, duke thënë se është e hapur për të shkruar një libër në vitin 2022.

Këngëtarja ndërkohë, ka kërkuar nga fansat që ta ndihmojnë me ide për titullin e librit.

“Psssssss kam lajme të mahnitshme… Po mendoj që të shkruajë një libër, vitin e ardhshëm, por kam dilema lidhur me titullin, kështu që fansat e mi ndoshta mund të më ndihmojnë”, ka shkruar Britney në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Ky vendim i yllit të muzikës pop vjen vetëm pak pasi babai i saj, Jamie Spears është suspenduar edhe zyrtarisht në fund të muajit shtator, nga detyra e tij prej kontrolluesi të jetës dhe pasurisë së këngëtares./abcnews.al