Nënkryetarja e LVV flet pwr Ballkanin e Hapur: Vuçiç i pa sinqertë, e pengon Kosovën në çdo moment

schedule23:25 - 7 Janar, 2022

schedule 23:25 - 7 Janar, 2022

Nënkryetarja e LVV në Kosovë, Fatmire Kollçaku, duke folur në emisionin “Ballkan” është ndalur tek iniciativa e “Ballkanit të Hapur”.

Ajo ka theksuar se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gënjen hapur kur bëhet fjalë për Kosovës, pasi nuk e dëshiron që të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në këtë nismë.

I vetmi shtet që Kosova dëshiron të bashkëpunojë ngushtë për integrimin në BE, sipas Kollçakut është Shqipëria.

“Ne kemi pasur procesin e Berlinit dhe Kosova ka qenë pro. Në këtë iniciativë, është vetëm gjysma e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi pro asaj që në kohë ne e shohim që në fund të tunelit në fund të procesit që të gjithë kemi interes që të integrohemi në BE. Ne shohim një nevojë për të bashkëpunuar ngushtë dhe ajo është Shqipëria, sepse çdo punë tjetër ku Vuçiç e merr një far roli. Se ai ka pretendime territoriale. E kemi dëgjuar deklaratat e tij edhe gjatë kësaj iniciative. Janë shumë të pa sinqerta. Se ai e pengon Kosovën në çdo kohë. Për ecjen e Kosovës si një shtet i pavarur” tha Kollçaku.

“Ne jemi që të 6 shtetet të ecin bashkë drejt BE. Kur përjashtohet çdo mundësi e sinqeritetit se edhe Serbia refuzon të na njohi si të barabartë.” shtoi ajo. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!