Nënkomisioni përzgjedh me short anëtaret jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për KLGJ dhe KLP

schedule21:10 - 22 Janar, 2018

schedule 21:10 - 22 Janar, 2018

Një seancë maratonë rezultoi ajo e nënkomisionit përgjegjës për zgjedhjen e anëtarëve për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe atij të Prokurorisë, të cilët nuk vijnë nga rradhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Debati që zgjati mbi 5 orë nuk solli asnjë ndryshim në listën e përgatitur nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, mes kandidaturave të së cilit u zhvillua dhe shorti, që përcaktoi kandidatët.

Pas pesë orësh debat në nënkomisionin përgjegjës për zgjedhjen e kandidatëve jo gjyqtarë e jo prokurorë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë, këta të fundit u zgjodhën me short, nga lista e Sekretarit të Përgjithshëm e mbetur e pandryshuar nga ky komision:

Avokatët KLGJ: Arben Vani dhe Sokol Lame
Pedagogët KLGJ: Erion Muharremaj dhe Ilir Panda
Shoqëria civile KLGJ: Altin Azizaj
Avokatët KLP: Kozma Jano dhe Floreta Gjini
Pedagogët KLP: Eneida Sema dhe Mirela Bogdani
Shoqëria Civile KLP: Alfred Balla

Janë këto dhjetë emrat që do të përbëjnë listën e vetme, e cila do i drejtohet seancës plenare brenda 10 ditësh dhe kërkon dy të tretat e votave në parlament për miratim. Skenari më i mundshëm duket ai i dështimit të votimit në parlament, nisur nga fakti se asnjë nga kandidatët e listës nuk mori shumicën e votave në nënkomision.

Madje vetëm njëri prej të përzgjedhurve me short, Ilir Panda, arriti të merrte tre vota nga pesë anëtarët e nënkomisionit të treguar mjaft pasiv gjatë votimit. Këta kandidatë nuk përjashtohen nga një proces i dytë i përzgjedhjes në nënkomision, në rast se lista, e cila në Parlament votohet në bllok, nuk merr 94 vota.

Opozita, votimin e kandidatëve të përjashtuar nga ONM, njëri prej të cilëve sot i përzgjedhur nga shorti për të qënë anëtari nga shoqëria civile për KLP-në, tregon qartë kapjen e këtij procesi.

Por për mazhorancën detyrat e tyre janë qartësisht të përcaktuara në ligj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!