Nënkampionët tentojnë Mario Mandzukic, transferimi varet nga një… grek

schedule18:18 - 9 Tetor, 2020

schedule 18:18 - 9 Tetor, 2020

Shumë zhurmë por Mario Mandzukic nuk po nxitohet për të gjetur ekipin e ri. Nënkampioni i botës me Kroacinë, qëndron pushim prej 5 korrikut, datë kur i dha fund aventurës me Al Duhail të Katarit (vetëm 7 ndeshje dhe një gol).

Spartaku i Moskës iu afrua shumë firmës me sulmuesin ballkanas, por operacioni i transferimit në Rusi dështoi në momentet e fundit. Fiorentina dhe Sampdoria e duan në Serie A, por ka interesim edhe nga Franca.

Footmercato raporton se agjenti i 34-vjeçarit ia ka propozuar goleadorin klubit të Marseille. Këta të fundit po tundohen t’i dhurojnë një kontratë, por më parë duhet larguar greku Kostat Mitroglou, i cili nuk është përfshirë në listën e Champions League. /abcnews.al