Nëndrejtori, 3 mësues në Përmet dhe 4 në Korçë infektohen me COVID-19

schedule19:34 - 28 Shtator, 2020

schedule 19:34 - 28 Shtator, 2020

Virusi edhe këtë fillim jave vazhdon të infektojë mësues dhe nxënës.

COVID-19 ka prekur dhe shkollën 9-vjeçare në qytetin e Përmetit, ku 3 mësues dhe nëndrejtori kanë rezultuar me COVID-19.

Ndërkohë që i ngelet për detyrë njësisë të kujdesit shëndetësor vend për të marrë masat nëse do vazhdojë mësimi apo do të pezullohet përkohësisht.

Mësohet se të katërt janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe janë karantinuar në banesë.

 

Ndërkaq në shkollën “Koto Hoxhi” në Gjirokastër që prej një jave virusi ka prekur disa nxënës dhe mësues, në 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv dhe një tjetër nxënës.

Koronavirusi ka infektuar dhe 4 mësues në qarkun e Korçës. Përkatësisht 2 të një shkolle 9 vjeçare brenda qytetit të Korçës, një në Ersekë dhe një mësues frëngjishteje në Bilisht.

Ky i fundit mësohet se që kur pati shenjën e parë u vetëizoluar duke parandaluar përhapjen e virusit në ambiente e shkollës./abcnews.al/