Nëna që dhuron gjak/ Gruaja: Më buron nga shpirti. Edhe dy fëmijët e mi duan gjak

schedule15:47 - 23 Janar, 2024

schedule 15:47 - 23 Janar, 2024

Erjola Ibro është 30 vjeç, dhe prej 11 vitesh është një dhuruese vullnetare në qendrën e transfuzionit të Gjakut.

“Edhe kur ka burrokracira proçeduriale, unë insistoj që të dhuroj gjak, bëj të pamundurën që të dhuroj në ditën e përcaktuar”.

Arsyeja pse ajo është kaq e devotshme ndaj dhurimit vullnetar të gjakut, është sa e dhimbshme aq edhe humane.  Jeta e dy fëmijëve të saj, varet nga njerëz si ajo.

“Dy fëmijët e mi vuajnë nga një sëmundje e rrallë, dhe kanë nevojë për shumë dhurues gjaku. Dhurimi i gjakut duhet ti burojë çdokujt, pasi shpëtohet jetë. Asnjë nënë nuk e meriton të endet spitaleve për të gjetur gjak për fëmijët e saj”

Bëhet gati të dhurojë gjak për herë të parë këtë vit.

Teksa është duke dhuruar gjak, Erjolës i kujtohet një episod i dhimbshëm. Një moment kur i duhej të siguronte elementët e nevojshëm për ti shpëtuar jetën djalit, por dhuruesit mungonin.

“ishte një moment kur djalin e kisha të shtruar në reanimacion. I duhej një sasi e madhe hemogliocidesh, dhe duheshin shumë dhurues gjaku. Jeta e tij varej nga ajo sasi dhe kam përjetuar orë të tëra pritje pasi mungonin dhurues.

Të dhurosh gjak, përveç se shpëton jetë njerëzish, përmirëson edhe shëndetin e dhuruesit.

Politikat e ndjekura pas vitit 2022 për dhuruesit e gjakut, është rritur numri i personave që shkojnë për të dhuruar gjak. Nga 20% të dhuruesve vullnetarë, aktualisht janë 30%.

Në një muaj janë rreth 1000 persona që dhurojnë gjak vullnetarisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!