Nëna nga Durrësi denoncon zhdukjen e vajzës së mitur: Po flinte te gjyshja, iku nga dritarja

schedule18:40 - 24 Maj, 2020

schedule 18:40 - 24 Maj, 2020

Një nënë nga Durrësi ka denoncuar zhdukjen e vajzës së saj 12-vjeçare I. Vangjeli mëngjesin e të dielës së kaluar.

Ajo thotë se vajza e saj është larguar nga shtëpia pas mesnate teksa flinte në shtëpinë e gjyshes në lagjen 4 në qendër të qytetit të Durrësit.

Nëna tregon se vajza ishte larguar nga dritarja e shtëpisë dy katëshe pas Pallatit të Kulturës në Durrës.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe as identiteti i plotë i vajzës pasi nëna ka refuzuar ta bëjë publik atë./abcnews.al