Nëna e tij nuk ia del, ditë zie për Hygor të Vllaznisë

schedule09:15 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 09:15 - 13 Dhjetor, 2019

Ditë e trishtueshme për mesfushorin e Vllazninë, brazilianin Hygor. I larguar drejt vendlindjes që në mesin e muajit nëntor, futbollistit të shkodranëve i është dashur të kalojë një dramë. Nëna e tij kishte probleme me zemrën dhe mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta.

Hygor kishte shkuar në Brazil për t’i qëndruar pranë, me shpresën se ajo do t’ia dilte. Nuk ka ndodhur kështu, ndërkohë që mesfushori ka ndarë edhe një mesazh me gjithë miqtë e tij në rrjetet sociale, të cilët i falënderon për mesazhet dhe lutjet e bëra që nëna e tij të shpëtonte.

Hygor, me të afërmit e tij në spital

Fjalë zemre edhe për nënën e tij, e cila ka lënë këtë botë: “Pushofsh në paqe nënë! Do të dua gjithmonë. Ti ishe dhe do të jesh gjithmonë dashuria ime e madhe. Faleminderit për të gjitha mësimet dhe për formimin e një personi dinjitoz dhe me karakter. Faleminderit të gjithë miqve që më dërguan mesazh. Me vjen keq që nuk mund t’i përgjigjem të gjithëve tani. Faleminderit për lutjet tuaja”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!