Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Negociatat tre-ditore Izrael-Liban në Washington, Jerusalemi sjell propozim për tërheqje të pjesshme të trupave

schedule12:13 - 23 Qershor, 2026

schedule 12:13 - 23 Qershor, 2026

Një raund tre-ditor negociatash mes Izraelit dhe Libanit nis sot në Uashington, me shpresën për të arritur rezultate konkrete në drejtim të uljes së tensioneve përgjatë kufirit jugor libanez.

Sipas mediave izraelite, delegacioni izraelit mbërrin në bisedime me harta dhe një propozim për një plan pilot që parashikon tërheqjen e pjesshme të forcave izraelite nga një zonë e kufizuar në jug të Libanit.

Në kuadër të këtij plani, ushtria libaneze do të vendosej në zonën e liruar nën mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara.



Burime izraelite kanë bërë të ditur se zona e propozuar ndodhet në jug të lumit Litani, në territorin e njohur si “vija e verdhë”. Qëllimi i planit është krijimi i masave të ndërtimit të besimit mes palëve dhe shmangia e presioneve të jashtme gjatë procesit negociues.

Bisedimet do të zhvillohen në dy nivele paralele, politik dhe ushtarak, dhe pritet të përfundojnë të enjten. Delegacioni politik izraelit drejtohet nga ambasadori Yechiel Leiter dhe i dërguari i kryeministrit, Yossi Dresnin, ndërsa grupi ushtarak udhëhiqet nga Michael Levin dhe atasheu ushtarak Arik Ben-Dov.

Ndërkohë, në terren, ushtria izraelite vazhdon operacionet në disa pika strategjike të jugut të Libanit, veçanërisht në zonën e Kodrës Ali Taher. Sipas raportimeve, në këtë zonë ndodhet një kompleks i madh nëntokësor i Hezbollahut, shkatërrimi i të cilit po shqyrtohet nga autoritetet izraelite.

Forcat e Divizionit të 36-të, përfshirë Brigadën Givati dhe Brigadën e 401-të të Blinduar, janë angazhuar në operacione të specializuara në rajon. Një propozim ushtarak për trajtimin e objektit nëntokësor pritet t’i paraqitet së shpejti udhëheqjes politike izraelite për vendimmarrje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!