Negociatat me Greqinë/Meta informon komisionin e jashtëm

schedule08:51 - 2 Mars, 2018

schedule 08:51 - 2 Mars, 2018

Kreu i shtetit Ilir Meta priti në Presidencë në orën 8:15, deputetët e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit. Takimi kishte si qëllim zhvillimin e një  dëgjesë të kërkuar nga opozita lidhur me bisedimet e deritanishme dhe negociatat e pritshme me Greqinë, për çështjen e përcaktimit të Kufirit Detar. Në fokus të takimit do të jenë dhe shqetësimet e Presidentit Ilir Meta mbi këto negociata.

Mëngjesin e sotëm në Presidencë kanë mbërritur njëri pas tjetrit deputetët e mazhorancës dhe opozitës, si Edi Paloka, Tritan Shehu, Ervin Bushati, Evis Kushi, Vasilika Hysi, Mimi Kodheli, Rudina Hajdari, Klevis Balliu, Klajda Gjosha, Nard Ndoka, Klotilda Bushka.

Ky vendim i Kreut të Shtetit u mor pas kërkesës së opozitës në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit për të thirrur edhe Presidentin në seancë dëgjimore, pas asaj të zhvilluar me ministrin Bushati. Fillimisht presidentiu tregua i gatshëm që të shkonte në seancën e kërkuar nga deputeti demokrat Tritan Shehu, por më pas ndryshoi qëndrim. Shkak u bë mungesa e kuadrit ligjor për të bërë një dëgjesë të tillë, ndaj dhe fiksua takimi i sotëm në Presidencë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!