Negociatat, Holanda dhe Franca shprehen të mërkurën për Shqipërinë

13:41 | 30/09/201913:410

Holanda dhe Franca pritet të bëjnë të njohur të mërkurën qëndrimin që do të mbajnë në tetor për negociatat e anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nëse Hollanda i qëndron, JO-së për Shqipërinë, atëherë Bashkimi Europian pritet të shkohet drejt ndarjes së vendimarrjes për Maqedoninë e Veriut  dhe Shqipërisë.

Franca dhe Holanda do të japin qëndrimin e tyre për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mërkurën, gjatë takimit të ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Europian në Bruksel. Këtë e kanë bërë të ditur për ABC News burime zyrtare të Bashkimit Europian.

Sipas këtyre burimeve, pas votimit në Bundestag për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe hapje të kushtëzuar të negociatave për Shqipërinë, pritet që të mërkurën Franca t’i bashkangjitet qëndrimit gjerman. Franca, që ka qëndruar hermetike lidhur me dosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pritet të japë një PO për Maqedoninë e Veriut dhe një Po tê kushtëzuar për Shqipërinë.

Ndërkohë, nuk dihet ende nëse qëndrimi i Holandës do të jetë ai i shprehur së fundmi nga ministri i punëve të jashtme, Stef Blok. Në komisionin për çështjet europiane të Parlamentit hollandez, Stef Blok  është shprehur, se nuk ka surpriza lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë, pasi qëndrimi mbetet ai i verës. Ai i është referuar mocionit të aprovuar nga Parlamenti hollandez në qershor të këtij viti kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Blok ka shtuar se Shqipëria do të hapë negociatat e anëtarësimit kur të pëmrbushë kushtet. Ndërkohë që Maqedonia e Veriut duhet të vlerêsohet në mënyrë të pavarur.

Takimi i ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Europian zhvillohet në Bruksel të mërkurën. Nëse Hollanda i qëndron, Jo-së për Shqipëirnë, atëherë Bashkimi Europian pritet të shkohet drejt ndarjes së vendimarrjes për Maqedoninë e Veriut  dhe Shqipërisë. Ky takim i paraprin mbledhjes se ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian që zhvillohet nê 15 tetor në Luksemburg, ku do të merret edhe vendimi pêr Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono