Negociatat, Cakaj: Koha për dialog të brendshëm politik

schedule10:15 - 30 Maj, 2019

schedule 10:15 - 30 Maj, 2019

Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian  për çeljen e negociatave, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka dalë në një konferencë për mediat. Ai u ka bërë thirrje grupeve politike në vend që të mos merren me polemika shterpe, por të bëhen të gjithë bashkë për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Interesi i integrimit evropian duhet të tejkalojë çdo dallim partiak dhe çdo marrëdhënie pozitë opozitë. Prandaj në vend të polemikave shterpe që nxisin luftë interpretimesh pa përmbajtje, ka ardhur koha e dialogut të brendshëm e komunikim aktiv me vendet anëtare. Jo vetëm që bashkërisht jemi më bindës sepse jemi më të fortë, por jemi edhe më evropianë brenda sepse jemi ën vendin që asnjëherë nuk ka prodhuar euro- skepticizëm masiv dhe po jemi edhe më shqiptarë jashtë sepse flasim me një zë për vendin që duam dhe për të cilën angazhohemi përulësisht. Raporti i KE nuk është vetëm një moment i ri ndërkombëtar për Shqipërinë sepse krijon kushte teknike për hapjen e negociatave, por është edhe një shans për grupet politike në Shqipëri për të reflektuar për rrugëtimin Evropian të saj. Sfida jonë është shndërrimi i vlerësimit teknik të komisionit në vullnet politik të Këshillit. Kjo kërkon punë e pakursyer të qeverisë dhe të gjithsecilit”, tha ministri. 

Më tej ministri i Jashtëm në detyre Cakaj, theksoi se Shqipëria është një rast shembullor dhe këtë e ka dëshmuar falë reformës së bërë në radhë të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Për të merituar çeljen pa kushte të negociatave, nuk është thjesht përsëritje të vitit të kaluar. Raporti i ri është dëshmi e sukseseve të reja, dëshmia e përmbushjes së të gjithë rekomandimeve të KE. Në mënyrë kompetente aq sa voluminoze në një vlerësim milimetrit, KE ka vlerësuar evoluimin në kohë të Shqipërisë. Cilësi dhe entuziazëm shtesë të institucioneve në rrugën e BE. Nuk është thjeshtë “po” çështja kryesore, por edhe vetë mënyra se si janë paraqitur argumentet. Shqipëria rast shembullor i transformimit të sistemit te drejtësisë dhe vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Duke konsideruar numrin e konsiderueshëm të prokurorëve, raporti vlerëson lartë faktin se gjithë kjo punë është kryer nën monitorimin e OMN. Ka një vlerësim ndërkombëtar se si është bërë Reforma në Drejtësi, për shkak të pastrimit të tij, vendi ka ngritur dhe institucionet gjyqësore. Raporti konfirmon përpjekjen e qeverisë për të luftuar krimin e organizuar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!