Negociata të fshehta SHBA-Iran? Ekspertët: Irani është i gatshëm të prodhojë armë bërthamore

schedule20:46 - 22 Qershor, 2023

schedule 20:46 - 22 Qershor, 2023

TIRANË- Ditët e fundit flitet në media për një marrëveshje të mundshme, e përkohshme, e cila do të çonte Iranin t’u hapte “derën” të burgosurve amerikanë në këmbim të zhbllokimit të aseteve iraniane të ngrira me vlerë miliarda dollarë.

Mediat amerikane raportojnë se SHBA-Iran kanë zhvilluar negociata me dyer të mbyllura, për të ulur tensionet në rajon. Këto negociata një përpjekje për të frenuar programin bërthamor të Teheranit dhe për të liruar të burgosurit amerikanë.

Kolonel Çlirim Toci, tha për “Lufta dhe Paqja” se pasurimi me uranium i Iranit ka shqetësuar shumë SHBA, pasi i duhen edhe pak shtim kapacitetesh që Teherani të krijojë të gjitha  kushtet për prodhim të armëve bërthamore.

Ai theksoi se SHBA po e shfrytëzon situatën e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet Irani, dhe në këmbim të kësaj, SHBA do lirojë një pjesë të aseteve të ngrira si garanci që Irani të heqë dorë nga prodhimi i armëve atomike.

“Pasurimi i uraniumit nga Iranit ka shkuar në 84%, që do të thotë se shkon në 90% , Irani është i gatshëm të prodhojë armë bërthamore. E dyta, Irani, po kalon një krizë ekonomike dhe ka një situatë në të cilën po vlon dhe kjo është shumë e rëndësishme dhe ka disa asete të bllokuara”, tha kolonel Toçi.

Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide, shtoi se sanksionet kanë dërmuar shoqërinë e Iranit, dhe  efektet e këtyre masave janë shtrirë deri tek sektori i farmaceutikës, një sektor ky jetësor për shëndetin e përgjithshëm të popullatës së Iranit.

“Sanksionet e kanë dëmtuar shoqërinë, kanë qenë formacione të rëndë, deri tek ilaçet. Nuk e di se çfarë të kërkojë Irani dhe çfarë do të jetë e gatshme të lirojë SHBA”, theksoi ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!