Në Vlorë kërkojnë rrugë dhe ujë, në Shkodër protestojnë për godinën e juridikut

schedule14:34 - 17 Qershor, 2019

schedule 14:34 - 17 Qershor, 2019

Dy protesta u bënë sot në Shkodër dhe në Vlorë. Banorët e Cerkovinës vazhdojnë të kërkojnë rrugë dhe ujë të pijshëm, ndërsa nëShkodër studentët protestuan për godinën.

Banorët e Cerkovinës hynë sërish në Bashkinë e Vlorës për t’u takuar me Dritan Lelin. Ata kërkojnë rrugë dhe ujë dhe sipas tyre në fshat nuk është vënë dorë asnjëherë. Bëhet fjalë vetëm për 1 kilometër që lidh fshatin e tyre me rrugën nacionale.

“Sa herë kemi zgjedhje nuk diskutohen “do ua bëjmë rrugën dhe ujin”. Asnjë gjë”.

“Na kanë bërë premtime boshe.  Na ka ardhur njëherë na ka hedhur ca rërë dhe shiu i parë edhe iku”.

“Tubacioni është i çarë komplet. Nuk ka as ujë as rrugë”.

Kurse në Shkodër e hëna nisi me protestë studentore. Studentët e Fakultetit të Drejtësisë kërkuan të bëhet mësim te godina e re, e cila vijon të qëndrojë e kyçur ndonëse sipas tyre ajo është gati për të nisur procesin mësimor. Ata thanë se as premtimi i kryeministrit Edi Rama për çeljen e saj brenda 45 ditëve nuk u përmbush.

“Para disa kohëve kishim një takim me zotin Kryeministër, i cili dha një ultimatum prej 45 ditësh për hapjen e godinës. Ne e pritëm me shumë gëzim, por që nuk e arritëm asnjëherë”.

“Fatkeqësisht dolën premtime formale, asgjë konkrete”.

Pas proteste ka reaguar rektori i universitetit “Luigj Gurakuqi” sipas të cilit sapo të përcaktohen oraret mësimore nga dekanët e Juridikut dhe Ekonomikut do të nisë mësimi aty./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!