Këtë fundjavë po bën ngrohtë dhe kjo ka ndihmuar dashamirësit e detit për tëe plazhuar. Në Vlorë ABC News u takua me ish notarët e parë për këtë vit.
Është pak më ngrohtë dhe këta burra vrapuan në det.
Në Vlorë nuk është apsak çudi të lahesh në dimër.
Janë plazhistët e parë për 2018-n.
Joni është i mrekullueshëm në çdo stinë.
Jo vetëm nga Vlora por edhe nga Fieri për të kaluar një fundjave ndryshe në breg të detit.
Rrapo Taho një emër i njohur në Vlorë. Ish futbollist i Flamurtarit bashkë me ish sportistin tjetër fierak, Kastriot Tajari e duan detin.
Vlora është e bukur në verë dhe në dimër.
Ndaj sapo qytetarët ndjejnë rritje të temperaturave, nisen drejt plazhit.
Mjafton pak Diell dhe kënaqësinë e Jonit e ndjen edhe në janar./abcnews.al