Në vendin që vdiq “Xubi i Yzberishtit”, kapen pilotët që bënin gara shpejtësie

schedule16:41 - 8 Shtator, 2021

schedule 16:41 - 8 Shtator, 2021

Sinjalizimi i qytetarëve për zhurmat në mes të natës, që ishin kthyer në një shqetësim vendosi policinë e shtetit në lëvizje për të identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesit e motorëve dhe makinave që bënin gara shpejtësie në bulevardin “Migjeni” në zonën e Yzberishtit në Tiranë, pikërisht në rrugën që disa muaj më parë vdiq Fatmir Avdillri i njohur si “Xubi”.  Identifikimi është bërë përmes agjentëve dhe makinave pa logot e policisë.

Në njoftimin për mediat, policia thekson se nga kontrollet ditët e fundit  janë konstatuar dhe proceduar 5 mjete të ndryshme për gara shpejtësie dhe zhurma shqetësuese, nga të cilat dy motomjete, njëri prej të cilëve shfaqet në pamjet e adresuara nga qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale duke bërë gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në orët e vona./ Abcnews.al