Në stol prej vitit 2014, Petkovic edhe në Botërorin e Katarit si zviceran

schedule17:55 / 25/02/2020

Zvicra ka njoftuar rinovimin me trajnerin e kombëtares. Vladimir Petkovic qëndron në pankinën e helvetëve prej korrikut të vitit 2014 dhe do të vazhdojë në këtë post deri në 31 dhjetorin e vitit 2022.

56-vjeçari nga Sarajeva ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Federatës së Futbollit Zviceran dhe bashkëpunimi do të vazhdojë deri në fund të Botërorit të Katarit, kompeticion që zhvillohet në vitin 2022.

Petkovic ka krijuar një skuadër shumë të fortë dhe e ka ngritur nivelin e Zvicrës, kombëtare ku aktivizohen prej vitesh edhe shumë futbollistë me origjinë shqiptare. /abcnews.al

schedule17:55 / 25/02/2020