Në sezonin turistik, vizitorët e huaj shfaqin interes të madh për muzetë

schedule18:11 - 30 Gusht, 2019

schedule 18:11 - 30 Gusht, 2019

Në sezonin e verës, turistët e huaj dhe emigrantët shfaqin interes për muzetë në kryeqytet.  Në krye të preferencave  vazhdon të jetë Muzeu Historik Kombëtar me 27 mijë vizitorë në 3 muaj. Por rritje të numrit të vizitorëve kanë shënuar edhe Muzeu Arkeologjik dhe Muzeu i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”.

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana gjithnjë zgjon interesin e turistëve, por sezoni turistik, shënon një numër në rritje.

Bazuar në statistika, muzeu historik kombëtar rezulton më i vizituari në 3 muajt e verës.

Interes të veçantë dhe një numër në rritje kanë shfaqur vizitorët qoftë vendas dhe të huaj  për “Shtëpinë e gjetheve“.

Muzeu arkeologjik i Tiranës është vizituar gjatë periudhë Qershor- Gusht nga më shume se 1 mijë vizitore Përgjëgjsia e muzeut  Eda Andoni thotë se interesin më të madh për arkeologjinë e shfaqin të huajt.

Kureshtja më e madhe në këtë muze qëndron tek periudha antike, e cila pasqyrohet përmes objekteve të shumta të prezantuara në ekspoze, të cilat janë zbuluar nga  gërmimet në gjithë  territorin e Shqipërisë.

Ndërsa në Muzeun Historik Kombëtar  ndër pavionet më të preferuar janë ai i Arkeologjisë, pavioni i Mesjetës  ku pasqyrohet figura e Skënderbeut dhe ai i ikonave.

Drejtori i Muzeut Dorian Koçi thotë se zgjatja e orarit në muze dhe site arkeologjike është mjaft pozitive. Muzeu Historik është ndërtuar në periudhën e komunizmit në vitin 1981. Dhe është një ftesë për të udhëtuar në të kaluarën e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nga prehistoria e dëshmitë ilire, tek arti mesjetar dhe etapat e tjera të kombit e shtetit shqiptar, përmes artefakteve.

Muzeu Arkeologjik dhe Muzeu Kombëtar si problematikë  prej vitesh shfaqin mungesën e sistemit të kondicionimit, i cili prej vitesh është zëvendësuar me disa freskuese në pavionë të ndryshëm.

Oraret e muzeve dhe siteve arkeologjike do të vazhdojnë të jenë me orare të zgjatura nga ora 9.00 deri ne 19.00 deri në mes të tetorit.

Gazetare ABC News: Leontina Nika

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!