Në rritje shifrat në Elbasan, të paktën 20 nxënës dhe 39 mësues të infektuar nëpër shkolla

schedule12:08 - 26 Shkurt, 2021

schedule 12:08 - 26 Shkurt, 2021

Elbasani është një nga qytetet ku dita ditës po konfirmohen si pozitivë për Covid-19 një numër i lartë qytetarësh. Një rritje e ndjeshme e të infektuarve është vënë re edhe në institucionet arsimore.

Gjatë kësaj jave, ka ardhur duke u rritur gradualisht numri i të infektuarve, ndërsa aktualisht kanë rezultuar pozitivë 20 nxënës dhe 39 mësues. Ndërkohë në gjimnazin “Ahmet Dakli” një klasë është e karantinuar e gjitha pasi 3 prej nxënësve kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për ditën e djeshme, raste aktive në këtë qark janë 924. sb/abcnews.al/