Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Turistë” iranianë në protestë/ Rama: Kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në bulevard

schedule16:14 - 25 Qershor, 2026

schedule 16:14 - 25 Qershor, 2026

Iranianë në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Këta grup të rinjsh, të cilët kanë ardhur prej 5 ditësh në Tiranë si turistë, pranojnë se janë iranianë nga Kanadaja që kërkojnë të solidarizohen me popullin shqiptar ndaj i janë bashkuar protestës kundër qeverisë e kryeministrit Rama.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e iranianëve duke deklaruar se Irani tashmë nuk është investuar vetëm me shqiptarë aktivistë e besimtarë pro regjimit të ajatollahëve, por duke dërguar edhe iranianë të kamufluar si turistë.

“Me një llaf s’kemi në bulevard vetëm patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës.”



Prania e këtyre iranianëve në protestë vjen jo rastësisht me prezencën e eksponentëve shqiptarë pro regjimit të Iranit si Dritan Goxhaj dhe Ikballe Huduti, ndërsa dhe vetë Teherani Zyrtar ka mbështetur protestat në bulevardin e Tiranës kundër qeverisë së Edi Ramës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!