Skandali i korrupsionit në qeverinë Kurti/ Zbulohet biseda, Bislimi i kërkon kreut të KEK t’i japë tenderin një kompanie

schedule13:29 - 3 Shkurt, 2025

schedule 13:29 - 3 Shkurt, 2025

Zevendeskryeministri Besnik Bislimi dhe ish drejtori i Korporates Energjitike te Kosoves Nagip Krasniqi, mbeshtetes i partise se kryeminsitrit Kurti, per te cilin ka nje çeshtje te hapur per korrupsion qe po shqyrtohet ne Gjykaten Themelore te Prishtines, jane perfshire ne nje tjeter skandal publik.

Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një bisedë në “Ëhatsapp” mes zv/kryeministrit Besnik Bislimi dhe ish-kryeshefit të KEK’ut Nagip Krasniqit, ku Bislimi i kërkoi Nagip Krasniqit t’ia jap tenderin një kompanie pavarsisht se ajo nuk i plotesonte kushtet dhe duhet te perjashtohej nga gara.

Sipas Mehmetajt në këtë grup janë edhe kryeministri Kurti, ministrat Artane Rizvanolli e Hekuran Murati.

Bislimi i kthen pergjigje bisedes ne ëhatsapp duke thene se ne kete rast eshte me mire mos te respektohen rregullat e tenderit sepse nese procedohet sipas tyre do te harxhohen 20 milionë euro më shumë për shkak të vonesave, duke ushtruar presion per zgjedhjen e subjektit privat ne fjale.

Sipas gazetarit Mehmetaj, qe e ka bere publik skandalin, Bislimi “kërkon që të shkelet ligji, të merret një kompani që nuk i ka plotësuar kushtet”

Del se me këtë kompani zyrtarë të qeverisë së Kosovës kishin njohje paraprake, prandaj edhe vjen ndërhyrja e Bislimit.

“Kjo është hera e parë në Kosovë ke në një grup te gjithe nga kryeministria duke shkelur ligjin me vetëdije të plotë. Ky është një nga rastet për të cilat po gjykohet Nagip Krasniqi. Prandaj edhe Albin Kurti e mbron.”-shkruan gazetari qe ka bere denoncimin.

Kompania ne fjale, Litwin S.A, pasi ka marre tenderin, nuk e ka kryer punen për të cilën ishte angazhuar duke i shkaktuar keshtu vendit nje deme miliona eurosh per shkak te humbjeve nga blerja e energjisë elektrike.

Ja dhe biseda në Whats App:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!