Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga Brukseli, ku shfaqet me Komisioneren e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos.
Kjo e fundit e ka pritur në zyrën e saj, bashkë së bashku me Ministrin Igli Hasani, Blendi Gonxhen dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit.
Më herët Rama nënshkroi marrëveshjen e partneritetit për sigurinë dhe mbrojtjen me BE.
Ndërkohë, pritet që liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata europianë do të mblidhen sot në samitin e radhës të përbashkët BE-Ballkani Perëndimor. Punimet e samitit do të zhvillohen në Bruksel në orën 17:00 aty ku një ditë më parë u zyrtarizua edhe hapja e negociatave të Shqipërisë për klasterin 6 ‘Marrëdhëniet me Jashtë’./abcnews.al