“Ne po hamë ende makarona. Po ju?”, Bonucci vazhdon serinë e talljeve me Anglinë

schedule11:59 - 18 Korrik, 2021

schedule 11:59 - 18 Korrik, 2021

Finalja e Kampionatit Europian, e fituar nga Italia në finale ndaj Anglisë vazhdon të prodhojë ende polemika dhe aktorët kryesorë janë dy mbrojtësit e Juventusit, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini.

Të dy po shijojnë disa ditë pushime dhe përmes postimeve të tyre ngacmojnë anglezët, që tashmë janë stepur nga ajo disfatë, pas gjithë entuziazmit para ndeshjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo Bonucci (@bonuccileo19)

“Ne po hamë ende makarona. Po ju?”, shkruan Bonucci në një foto të publikuar në rrjetet sociale ku ai dhe Chiellini po përgatiten të hanë një racion pasta, duke thumbuar edhe një herë tjetër anglezët.

Ky ngacmim vjen pas një tjetër ngacmimi, që Bonucci ua bëri anglezëve direkt pas finales. “Duhet të hani ende makarona! Hani është ca makarona!”, shprehej Bonucci.

“Hani edhe ca makarona”, është një shprehje italiane që do të thotë “fitoni më shumë përvojë” dhe shpesh përdoret edhe në futboll, në këtë rast për anglezët, që sipas Bonuccit ende nuk kanë eksperiencën e duhur për të fituar trofe. /abcnews.al