Pas përfundimit të dy nga tre ndeshjeve të fundit, të javës së 14-të të Kategorisë Superiore, tashmë radhën për të dhuruar spektakël në fushën e blertë e ka “kryefjala” e kësaj, përballja mes “durrsakëve” të Teutës dhe “kuqebluve” të Vllaznisë.
Në “Niko Dovana”, durrsakët e Martinit dhe shkodranët e Osmanit, do të kërkojnë të lenë pas ecurinë e rezulateve negative, me plot 4 javë pa fitore. Të dy skuadrat do të futen në fushë vetëm për 3 pikë, për t’iu larguar zonës së ftohte.
Si Martini ashtu dhe Osmani, kanë hedhur në fushë, lojtarët më të mirë në dispozicion. Në duelin e fazës së parë të zhvilluar në Shkodër, ishte Vllaznia që fitoi me rezultatin 2-0 falë golave të Bekim Balajt, që realizoi një dopietë. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare
Teuta: Dema, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Daja, Beqja, Boçi, Kruja, Arifi, Peposhi, Daci.
Trajner: E.Martini
Vllaznia: Qarri, Smajli, Pusi, Juriç, Hakaj, Boshnjaku, Krymi, Alivoda, Çoba, Gruda, Balaj.
Trajner: Q.Osmani