“Në momente shumë të vështira”, një lajm i mirë vjen për adhuruesit e ‘West Side Family’

schedule15:53 - 31 Korrik, 2020

schedule 15:53 - 31 Korrik, 2020

Landi i ‘West Side Family’ ka dhënë një lajm të bukur për të gjithë adhuruesit e grupit ndër vite.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka zbuluar se pasditen e sotme do të publikohet kënga më e re “Zemra rreh”.

Këngëtari ka treguar se për këtë projekt, ai dhe Armiri kanë bashkëpunuar me Alban Kondin, Fabian Bashën, Elgit Dodën dhe Klodian Qafokun për të sjellë diçka ndryshe.

“Kënga ‘Zemra Rreh’ vjen në momente shumë të vështira për të gjithë ne, por pikërisht në momente të vështira ne duhet të jemi të fortë dhe të jemi mirënjohës e të festojmë ato që kemi e jo ato që nuk kemi”, shkruan Landi.

Nisur nga këto fjalë, duket se ky projekt ka një kuptim të veçantë për grupin ‘West Side Family’ deh padiskutim pritet të kthehet në një hit, si çdo këngë tjetër e tyre./abcnews.al