Në mision për të studiuar origjinën e pandemisë, dy hetuesve të OBSH u ndalohet hyrja në Kinë

schedule09:54 - 14 Janar, 2021

schedule 09:54 - 14 Janar, 2021

Dy prej hetuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë u është mohuar hyrja në Kinë. Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar Wall Street Journal raporton se ndalimi është bërë pasi atyre u gjet prani antitrupash për Covid-19.

Zyrtarët kinezë i ndaluan që të hipnin në avionin që do të nisej për në Wuhan, ku ekipi i agjencisë shëndetësore të OKB do të hetojë rreth origjinës së pandemisë së koronavirusit.

Dy shkencëtarët u ndaluan pasi bënë testin serologjik gjatë tranzitit në Singapor, tha WSJ, duke cituar burime.

“Kërkesat përkatëse të kontrollit të parandalimit të epidemisë do të zbatohen në mënyrë rigoroze,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian në një konferencë të rregullt për shtyp, kur u pyet në lidhje me raportin. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!