Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në “majë” të botës: Jeta në qytetin arktik të Norilsk

schedule14:58 - 17 Shtator, 2020

schedule 14:58 - 17 Shtator, 2020

Norilsk është një qyteti më verior në botë. Me një popullsi prej 180 mijë banorësh, Norilsk është një nga qytetet më të mëdha në Rrethin Arktik. Qyteti nuk ka lidhje tokësore me pjesën tjetër të botës, dhe vetëm me rrugët ajrore dhe ujore bëjnë të mundur bashkimin me pjesën tjetër të Rusisë.

Për këtë banorët i referohen pjesës tjetër të botës si “kontinenti”. Norilsk është ndërtuar në vitet 1930 nga të burgosurit në kampet e Gulagut. I ndodhur 400 km në veri në rrethin Arktik, stina e dimrit në këtë qytet zgjat për nëntë muaj. Arkitektët e qytetit u përpoqën të krijonin hapësira ​​urbane që mund të mbronte banorët nga erërat e forta të zonës, shkruan abcnews.al.

62f78d63 db03 4351 9fdf f03d96f94c1c



Kështu, ndërtesat janë grupuar së bashku për të formuar oborre të mbyllura dhe për të siguruar qarkullimin, ata planifikuan rrugë të ngushta midis ndërtesave. Gjatë një periudhe dy mujore në dimër, banorëve iu duhet të qëndrojnë në errësirë totale çdo vit. Shumica e apartamenteve në Norilsk janë të pajisura me llamba UV për të simuluar dritën natyrore.

6472247f 02c8 4e46 a67b f9eeb4f3b16f

Qytetarët e Norilsk vuajnë ‘sindromën e natës polare’, që mund të çojë në ankth, nervozizëm, përgjumje ose pagjumësi, ndërsa shqetësimi psikologjik dhe stimujt e dobët emocionalë gjithashtu gjenerojnë shumë raste depresioni.

Kushtet ekstreme në natyrë nuk lehtësojnë aktivitetet përveç atyre që ndodhin brenda. Kështu, një pjesë e madhe e tyre organizohen në hapësira të mbyllura. Banorët e sfidojën klimën e ashpër duke krijuar një oaz të gjelbër në apartamentet e tyre. xh.d/abcnews.al

15991612 de32 4ff1 9f00 23a9453e31b0

5c3f3090 ccdd 494e a0f1 38a372e3b782

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!