Në kulmin e krizës me Perëndimin, Rusia dhe Kina arrijnë marrëveshjen për bazë në Hënë

schedule08:01 - 29 Janar, 2022

schedule 08:01 - 29 Janar, 2022

Rusia dhe Kina arritën një marrëveshje hapësinore nën hijen e krizës ukrainase të premten. Dy superfuqitë do të bashkojnë njohuritë e tyre dhe do fillojnë menjëherë zbatimin e programit të përbashkët hapësinor, me ndërtimin e një baze në Hënë, deri në vitin 2035.

Marrëveshja u konfirmua nga qeveria kineze dhe në veçanti zyrtarë të Administratës Kombëtare të Hapësirës së Kinës. Qëllimi i bazës në Hënë do të jetë kryesisht kërkimi, por do të jetë edhe një kompensim për projektin përkatës amerikan, Artemis dhe Lunar Gateway, NASA.

“Rusia dhe Kina synojnë të përfundojnë ndërtimin e infrastrukturës kryesore për ILRS deri në vitin 2035,” tha Wu Yanhua, zëvendësdrejtor i CNSA, në një konferencë zyrtare në Pekin.

Dallimi midis planit ruso-kinez dhe planit amerikan është si më poshtë:

Pekini dhe Moska planifikojnë të kombinojnë bazën në sipërfaqen e Hënës me një stacion hapësinor në orbitën e satelitit natyror të Tokës. Plani i NASA-s është për një stacion rreth Hënës, me aftësinë për të dërguar rover në sipërfaqen e saj.

Kina dhe Rusia, në fakt, kanë ftuar çdo vend që dëshiron të marrë pjesë në këtë projekt ambicioz, i cili do të shënojë fillimin e pushtimit të hapësirës dhe hapjen e një epoke të re.

“Ne mirëpresim përfshirjen e gjerë të kolegëve ndërkombëtarë,” tha Wu Yanhua, duke shtuar se projekti është për të gjithë njerëzimin.

Mesazhi Rusi-Kinë për Perëndimin

Njoftimi i marrëveshjes së hapësirës midis Rusisë dhe Kinës është një mesazh i qartë, ndër të tjera për Perëndimin dhe veçanërisht për Shtetet e Bashkuara.

Në hijen e çështjes së Ukrainës dhe krizës së fundit, një marrëveshje e tillë e nivelit të lartë midis Kinës dhe Rusisë konfirmon vlerësimin e analistëve ndërkombëtarë se bota është e ndarë në mënyrë të rrezikshme në dy kampe dhe me pasoja të paparashikueshme në të gjitha frontet. g.v/abcnews.al