Ndërtimi i pikës së përbashkët kufitare në Morinë të Kukësit nuk ka sjellë akoma efekte përmirësuese. Madje është shtuar një kontroll më shumë pasi pala kosovare është vonuar në procesin e unifikimit policor e doganor në Morinë.
Nga 1 tetori qytetarët që udhëtojnë drejt Kosovës dhe anasjelltas mbajnë rradhë në pritje për procedurat e kontrolleve. Nëse udhëton drejt Kosovës duhet të kontrollohesh dy herë edhe në Morinë edhe në Vermicë. Ndërtimi i pikës së përbashkët kufitare nuk solli asnjë efekt përmirësues por u shtua një kontroll më shumë. E vonuar në procesin e unifikimit policor e doganor në Morinë është pala kosovare. Ajo nuk ka arritur të shtrijë sistemin për shërbimin e policisë kufitare, por edhe të doganës nga Vermica, ku është pika kufitare ekzistuese e Kosovës drejt pikës së përbashkët doganore në Morinës, e cila u financua nga Bashkimi Europian.
Burime nga pala kosovare thonë se kompanite e IT po punojnë për devijimin e sistemit i cili mund të përfundojë në fund të muajit nëntor. Pikat kufitare dhe doganat me Kosovën janë nën monitorim të rreptë nga BE, përkatësisht si kushte për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe për statusin e lëvizjes së lirë për shtetin e Kosovës. Në mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, e cila do të zhvillohet në qytetin e Pejes rreth datës 5 nëntor, do të ketë në fokus edhe liberalizimine mëtejshëm të procedurave doganore drejt unifikimit të plotë mes dy shteteve, por edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në dy anët e kufirit.
Përgatiti: Bujar Muçmata gazetar i ABC News, Kukës