Në Korçë nuk ngrohen me dru zjarri/ Ulet konsumi, qytetarët po përdorin alternativa të tjera në banesa

schedule15:47 - 30 Tetor, 2024

schedule 15:47 - 30 Tetor, 2024

Ndryshimi i klimës me temperatura jo shumë të ulëta ka bërë që drutë të mos përdoren për ngrohje si më parë. Pjesa më e madhe e qytetit që jeton në pallate, por dhe në ndërtesat e reja private kanë gjetur si alternativë ngrohjen me kondicionerë.

Bashkia e Korçës konsumimin e drurit e ka mesatarisht 100 mijë metër serë. Me pyjet që ka në zotërim bashkia e Korçës nuk plotëson asnjë nevojë për banorët, pasi shumicën e pyjeve që ka në administrim i ka pyje halorë , bredh dhe pishë. Bashkia me sasinë e druve plotëson vetëm nevojat e kopshteve dhe çerdheve, apo qendrave shëndetësore. Pjesa tjetër e lëndës drusore sigurohet nga bashkitë e tjera, kryesisht nga Librazhdi, Prrenjasi dhe Gramshi.

Ndërkohë një situatë krejt tjetër paraqitet në zonat rurale të kësaj bashkie. Në fshatrat e bashkisë së Korçës, ngrohja kryesore për familjet mbetet ende ajo me dru zjarri. Këtë vit çmimi për një metër kub dru është 4500 lek, 2 mijë lek më pak se vitin e kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!