Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në garë për kryeprokuror, pyeten sot para KLP Marku, Memçaj dhe Çela

schedule09:14 - 13 Nëntor, 2019

schedule 09:14 - 13 Nëntor, 2019

Tre kandidatët për prokurorë të përgjithshëm do të pyeten sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. E para në listë është Arta Marku, e cila do të pyetet sot për një orë e gjysmë duke filluar nga ora 09:00  dhe për të vijuar më pas me Fajtona Memçajn dhe Olsian Çelën. Gazetarja e ABC News Glidona Daci raporton për abcnews.al se tre kandidatët do të pyeten nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për çështjet që kanë ndjekur, dosjet që kanë hetuar dhe mënyrën e hetimeve.

Pikë tjetër e intervistomi janë edhe aftësitë organizative dhe menaxheriale, sa të aftë janë të drejtojnë prokurorinë, pasi funksioni i prokurorit do të jetë 7 vjeçar dhe roli i tij do të jetë administrativ.

Nëse kandidatë do të bien me pikë të përbashkëta, anëtarët e këshillit të lartë të prokurorisë do i testojnë për titujt shkencorë dhe gjuhët e huaja. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!