Në fundjavë rekord vdekjesh/ Maqedonia e Veriut vendos sot për masat antiCovid

schedule08:20 - 22 Mars, 2021

schedule 08:20 - 22 Mars, 2021

Përgjatë ditës së sotme në Maqedoninë  e Veriut do të vendoset në lidhje me masat frenues të përhapjes së covid-19. Kjo e hënë shënon edhe fundit e afatit 12 ditor të vendosur nga autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut si një masë për parandalimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës që prej më shumë se një viti ka gjunjëzuar të gjithë botën.

Pavarësisht, masave shtrënguese në Maqedoninë e Veriut nuk është vërejtur një përmirësim i situatës me shifrat e covid-19, ku jo më larg se ditën e shtunë, vendi regjistroi edhe shifrën më të larte ditore të viktimave me 24 të tillë.

Në një deklaratë për mediat, ministri i Shëndetësisë, Felipçe, është shprehur se qeveria do të respektojë mendimin e ekspertëve, por mbetet e gatshme të zbatojë masa shtesë restriktive./abcnews.al/